GËZUAR DITËN E PARË TË PAVARËSISË DHE TË ÇLIRIMIT!

Pavarësinë dhe çlirimin nga fuqitë e huaja pushtuese ne shqiptarët i festojmë në datat 28 dhe 29 Nëntor të cilat përkojnë me vitet 1912 dhe 1944.

Por kombi shqiptar njeh edhe pavarësinë e parë fare dhe më kryesore të natyrës sa historike aq dhe hyjnore që prej vitit 0057 pas Krishtit. Në këtë kohë, sipas Shkrimeve të Shenjta të Biblës, vetë Perëndia dërgoi në gadishullin ilirik përmes apostujve të kishës së parë ‘Lajmin e Mirë’ për çlirimin e shpirtërave të humbur nga zgjedha e mëkatit dhe nga vdekja.

Paraardhësit tanë, ilirët pranuan paqësisht besimin në Jezu Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e tyre dhe kjo i bën ata (dhe ne shqiptarët e sotëm) ndër kombet më të vjetër të Krishterë në botë!  Prej shekullit të I-rë deri në shekullin e XV-të të gjithë ilirët, arbanët dhe si rrjedhojë shqiptarët e çdo treve kanë qenë të gjithë të besimit të Krishterë.

Apostulli Pal i cili ndërmorri këtë mision nisur prej qytetit të shenjtë të Jerusalemit shkruan që këtë punë e kreu vetë Zoti përmes tij, me fuqi shenjash dhe mrekullish që ti sillte në bindje ndaj Perëndisë kombet. (Romakëve 15:18-19). Kjo do të thotë që paraardhësit tanë bëjnë pjesë në popujt e zgjdhur nga vetë Zoti Jezu Krisht për të qenë pjesë e Mbretërisë së Tij në tokë. Pali shkruan:

“Nuk do të guxoja të flisja për asgjë tjetër përveçse për ato që bëri Krishti përmes meje, që t’i sillte në bindje ndaj Perëndisë kombet.

Këtë e bëra me fjalë e me vepra, me fuqinë e shenjave e të mrekullive dhe me fuqinë e Shpirtit të Perëndisë.

Kështu, e kam shpallur plotësisht ungjillin e Krishtit, nga Jerusalemi e përqark deri në Iliri.”

(Rom.15:18-19)

Ja përse vlen që të mendojmë se shqiparët ende deri më sot trashëgojnë zakone dhe virtyte me të cilat krenohen në mbarë botën, si besa, mikpritja apo harmonia ndërfetare. Në rrënjët tona ende shfaqet natyrshëm mëshira dhe dashuria pa kushte e Krishtit, dashuri për të dashur të huajin, madje dhe armikun!

Kjo është pavarësia e vërtetë. Pavarësia nga fuqia e errësirës dhe vajtja pas dritës dhe mirësisë së Krishtit. Dhe nëse evropianët e sotëm vijojnë të pohojnë se vlerat dhe parimet e kontinentit më të qytetëruar europian i kanë themelet në Krishtërim, atëhere kjo vërteton se shqiptarë janë edhe ndër popujt më të vjetër të qytetërimit evropian.

Gëzuar!

 

Shkarko aplikacionin