Shkenca kërkon sekretin e jetës

Kërkuesit mjekësorë në shek. 21 nuk do të mbeten të kënaqur vetëm të mjekojnë sëmundjet – do të synojnë ta mundin edhe vetë vdekjen. Shkencëtarët sot janë afër kuptimit të mekanizmave biologjikë që na bëjnë të plakemi dhe vdesim. Ata kanë gjetur tashmë disa nga genet që merren me vonimin e procesit të plakjes – tek kafshët e rritura në laborator.

Një nga pionierët e inxhinierisë gjenetike njerëzore parashikon që brenda 30 vitesh, do të ketë një terapi me bazë gjenetike për shumicën e sëmundjeve. Por ai gjithashtu u trembet rreziqeve afatgjata të punës së vet.

Dr. W. French Anderson (profesor i biokimisë tek USC Keck School of Medicine) thotë:

“Inxhinieria gjenetike njerëzore – revolucioni i katërt mjekësor – do të ndryshojë thellësisht praktikën e mjekësisë gjatë 30-40 vjetëve të ardhshëm. Nëse përdoret me kujdes, ajo do të rrisë shëndetin dhe lumturinë njerëzore. Por nëse përdoret keq, inxhinieria gjenetike e njerëzve mund të rrezikojë gjithçka që ne vlerësojmë – duke përfshirë dhe atë se kush dhe çfarë jemi ne.”

Zgjatja e jetës, shtrirja e rinisë, dhe mirëmbajtja e shëndetit janë ndër ëndrrat më të vjetra të njeriut. Gjatë epokave, shumë kanë pohuar që kanë çelësin e pavdekshmërisë. E vetmja gjë që e kanë të përbashkët është se sot të gjithë kanë të vdekur.

Feja na mëson që Perëndia bëri gjithësinë dhe i dha jetë njeriut. Ajo na mëson gjithashtu se si vdekja erdhi në botë. Është shkruar:

“Të gjithë vdesin në Adamin… Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan.” (1 Korintasit 15:22, Romakët 5:12)

Bibla na tregon që ka “një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur” (Predikuesi 3:2). Me fjalë të tjera, vdekja është e pashmangshme: “Të gjithë shkojnë në po atë vend; të gjithë vijnë nga pluhuri dhe kthehen në pluhur.” (Ecc 3:20). Jo vetëm kaq por edhe Isaku ka thënë me urtësi: “Ja unë jam plak dhe nuk e di në ç’ditë kam për të vdekur.” (Zanafilla 27:2)

A beson ti vërtet që do të mundim procesin e plakjes? Nuk besoj se shumë prej jush e besojnë këtë. Mund të përpiqemi për t’u mbajtur të shëndetshëm por nuk mundim dot vetë plakjen. Mund të luftojmë kundër sëmundjes, por vdekjen nuk e mundim dot. Vdekja ka pushtet mbi ne të gjithë. Eksiston vetëm një që ka pushtet mbi vdekjen. Ai quhet Zoti. Brezat e shkuara kanë përjetuar hidhërimin e këtyre fjalëve: “Sepse paga e mëkatit është vdekja”; por mijëra të panumërt kanë zbuluar ngushëllimin që “dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë”. (Romakët 6:23)

Bibla na mëson që Perëndia ka pushtet mbi vdekjen. Ky pushtet është shfaqur nga biri i tij Jezu Krishti. Është shkruar, “Jezu Krishti e prishi vdekjen” (2 Timoteu 1:10). Ai vdiq por u ringjall sërish. Ai tha, “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta”. Ky është lajmi i mirë: Jezu Krishti mban sekretin e jetës. Sigurisht fjala e Tij është më e besueshme, dhe më e fuqishme, sesa fjala e shkencëtarëve më të zgjuar.

Burimet: BBC, AP, Daily Telegraph, Bibla.

 

www.gazetamesazhi.com

Shkarko aplikacionin