Përse ka luftë?

Burimi i luftërave është lakmia dhe smira njerëzore. Ashtu sikurse lakmia dhe smira shkaktojnë grindje midis njerëzve, po në atë mënyrë ato prodhojnë konflikte midis shteteve. Bibla nuk e vë luftën në një kategori të vëçantë. Ai është veçse manifestimi i mëkatit, pasoja e mëkatit te njeriu.

“Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju? A nuk vijnë, nga lakmitë që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja?” Në kohë paqeje, njerëzit e marrin lehtë jetën. Bëhen shumë optimistë për natyrën njerëzore. Por lufta dhe krizat që e shoqërojnë e zbulojnë gjendjen e vërtetë të zemrës së njeriut.

Lufta i detyron njerëzit të pyesin se si mund të ketë kaq shumë egoizëm, urrejtje, smirë, hidhërim dhe inat në zemrën e njeriut. Në jetën individuale tendenca është t’i anashkalojmë këto, ose t’i justifikojmë, por kur përfshihemi në luftë nuk mund të fshihet ana e errët të shpirtit të njeriut.

Njeriun që nuk e dëgjonte Zotin në kohë rehatie, në mes të luftës shpesh herë zgjohet ndaj rëndësië së pyetjëve më të mëdha. Kështu ka qënë dhe kështu është. Njeriu kur e shikon veten keq e kërkon Zotin. Ajo çfarë më bën përshtypje më shumë, nuk është përse Zoti e lëjon luftën por se si Zoti ka durim me njeriun.

Përse njeriu i qëndron larg Perëndisë? Përse vazhdon të kërkoj atë që është e keqe? Përse nuk kthehët në rrugën e Zotit? Lufta është treguesi se sa i ligë është njeriu, por dashamirësia e Zotit shfaqet kurdoherë që përjetojmë gjerat e mira në këtë botë dhe është shfaqur në veçanti në Jezus Krishtin që vdiq për të na shpëtuar nga mëkati.

Më pyet se përse Zoti i lejon luftërat? Unë të pyes: përse nuk largon prej zemrës tënde lakminë, smirën, ligësinë dhe urrejtjen.

Martin Lojd-Jones predikoi këtë mesazh në mës të luftës se dytë botërore kur ai po përjtetonte bombardimin e Londrës.

Shkarko aplikacionin