Një ditë dy besimtarë po diskutonin rreth besimit të tyre:
Fetari: A beson se kisha ime mund të falë mëkatet?
Kristiani: Jo, në asnjë mënyrë…
Fetari: Shiko, unë vij nga një familje shumë fetare dhe ti më thua se kisha ime nuk mund të më shpëtojë?
Kristiani: Ashtu është.
Fetari: A duhet të hyj në kishën tënde që të më falen mëkatet?
Kristiani: Sigurisht që jo. Kisha ime nuk ka më shumë pushtet sesa kisha juaj për të shpëtuar shpirtrat.
Fetari: Atëherë si mund të shpëtohet një person? Cila nga kishat shpëton?
Kristiani: As kisha jote, as kisha ime dhe as ndonjë kishë tjetër nuk mund të ta shpëtojë shpirtin.
Fetari: Por …!
Kristiani: Prisni një minutë. Asnjë kishë nuk mund të shpëtojë, por Jezus Krishti mund të shpëtojë.
Fetari: Krishti?
Kristiani: Po. Ju nuk merrni faljen e mëkateve nga ndonjë kishë por nga një person – Zoti Jezus Krisht. Ka shumë njerëz që e quajnë veten besimtar, madje shkojnë në kishë, por nuk i kanë besuar asnjëherë në të vërtetë Krishtit.
Fetari: A je i sigurtë që Krishti dhe jo kisha na shpëton?
Kristiani: Plotësisht. Bibla thotë: “Do ta quash Jezus sepse Ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet.” Dhe shkruhet: “Shpëtimi nuk gjendet tek askush tjetër, sepse nuk ka emër tjetër nën qiell që i është dhënë njerëzve nëpërmjet të cilit ne duhet të shpëtohemi.”
Fetari: Atëherë çfarë duhet të bëj unë?
Kristiani: Duhet të pendohesh për mëkatet e tua dhe të besosh në Jezus Krishtin.
Fetari: Por a mjafton kjo?
Kristiani: Po. Bibla thotë se Jezusi mbajti mëkatet tona në trupin e tij në kryq. Përse të mos i lutesh Krishtit dhe të besosh në vdekjen e tij? Ai ka premtuar: “Kushdo që vjen tek unë nuk do ta dëboj kurrë”.