A është Bibla e cënuar, ndryshuar, redaktuar, ripunuar apo manipuluar?

Librat e Dhjatës së Vjetër u shkruan afërsisht nga viti 1,400 p.K. deri më 400 p.K. Librat e Dhjatës së Re u shkruan afërsisht nga viti 40 mb.K deri më 90 mb.K. Pra, kanë kaluar diku mes 3,400 dhe 1,900 viteve qëkur janë shkruar librat e Biblës. Gjatë kësaj periudhe, dorëshkrimet origjinale kanë humbur. Ka shumë të ngjarë të mos ekzistojnë më. Që nga koha kur u shkruan dorëshkrimet origjinale të librave të Biblës, ato u kopjuan vazhdimisht e vazhdimisht nga shkruesit. Janë bërë kopje të kopjeve të kopjeve. Në këtë këndvështrim, a mundet ende ta besojmë Biblën?

Shkrimet e Shenjta janë të frymëzuara nga Perëndia dhe, si të tilla, ato janë të pagabueshme (2 Timoteut 3:16-17; Gjoni 17:17). Sigurisht që pagabueshmëria është cilësi e dorëshkrimeve origjinale, jo e kopjeve të dorëshkrimeve. Sado të përpiktë të kenë qenë shkruesit gjatë bërjes së kopjeve të Shkrimeve, askush nuk është i përsosur. Gjatë shekujve, dolën ndryshime të vogla në kopje të ndryshme të Shkrimeve. Shumica dërrmuese e këtyre ndryshimeve janë thjesht mënyra të ndryshme të drejtshkrimit (në përkthimin Së bashku kemi përdorimin e fjalës shkerb, ndersa  në përkthime të tjera është fjala imito. këto janë sisnonime), apo një fjalë e munguar lehtësisht e dallueshme.

Shkurt, mbi 99% e tekstit biblik është i padiskutueshëm. Nga pjesa e më pak se 1% të tekstit për të cilën po diskutojmë, nuk është cënuar asnjë mësim apo urdhërim doktrinor.

Me fjalë të tjera, kopjet e Biblës që ne kemi sot janë të pastra dhe të paprekura. Bibla nuk është cënuar, ndryshuar, redaktuar, ripunuar apo manipuluar.

Çdo studiues i paanshëm bie dakord se Bibla është ruajtur në mënyrë mbresëlënëse përgjatë shekujve. Kopjet e Biblës që datojnë në shekullin e katërmbëdhjetë pas Krishtit janë pothuajse identike në përmbajtje me kopje të shekullit të tretë. Kur u zbuluan Pergamenat e Detit të Vdekur, studiuesit u tronditën kur panë se sa të ngjashme ishin ato me kopjet e tjera antike të Dhjatës së Vjetër, edhe pse Pergamenat e Detit të Vdekur ishin qindra vite më të vjetra se çdo kopje tjetër e zbuluar më parë. Madje shumë skeptikë të ngurtë dhe kritikë të Biblës pranojnë se Bibla është transmetuar përgjatë shekujve në mënyrë shumë më të saktë se çfarëdolloj dokumenti tjetër i lashtë.

Nuk ka absolutisht asnjë provë që të tregojë se Bibla është rishkruar, redaktuar apo manipuluar në çfarëdo mënyre sistematike. Numri shumë i madh i dorëshkrimeve biblike e bën të lehtë të dallosh çfarëdolloj përpjekjeje për të shtrembëruar Fjalën e Perëndisë. Nuk ka doktrinë madhore të Biblës që vihet në dyshim për shkak të ndryshimeve të parëndësishme mes dorëshkrimeve.

Edhe një herë pyetja, a mund ta besojmë Biblën? Absolutisht që po! Perëndia e ka ruajtur Fjalën e Tij, pavarësisht gabimeve të paqëllimshme dhe sulmeve të qëllimshme të njerëzve. Mund të kemi besim të plotë se Bibla që kemi sot është e njëjtë me Biblën origjinale të shkruar. Bibla është Fjala e Perëndisë të cilës mund t’i zëmë besë (2 Timoteut 3:16; Mateu 5:18).

 

 

Shkarko aplikacionin