A do shkosh në parajsë?

A do shkosh në parajsë?

Bibla na paraqet një udhë të qartë drejt jetës së përjetshme. Në fillim duhet të kuptojmë se kemi mëkatuar kundër Zotit. “Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë” (Romakëve 3:23). Ne të gjithë kemi bërë gjëra të papëlqyeshme për Zotin dhe kjo na bën që tё meritojmë dënim. Meqenëse mëkatet tona janë përfundimisht kundër një Zoti të përjetshëm, atëherë vetëm një dënim i përjetshëm do të mund tё shpaguante. “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezus Krishtin, Zotin tonë” (Romakëve 6:23).

Por, Jezus Krishti, i pamëkati (1 Pjetrit 2:22), Biri i Përjetshëm i Perëndisë u bë njeri (Gjoni 1:1,14) dhe vdiq për të paguar pёr dënimin tonë. “Por, Perëndia e tregoi dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8). Jezus Krishti vdiq në kryq (Gjoni 19:31-42), duke marrë dënimin që ne meritonim (2 Korintasve 5:21). Pas tri ditësh Ai u ringjall (1 Korintasve 15:1-4), duke fituar kështu mbi vdekjen dhe mëkatin. “Qoftë bekuar Perëndia edhe Ati i Zotit tonë Jezus Krisht, i cili me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezus Krishtit prej së vdekurish” (1 Pjetrit 1:3).

Me anë të besimit, ne duhet të largohemi nga mëkati ynë dhe të kthehemi tek Krishti, për të marrë shpëtimin (Veprat 3:19). Nëse e vendosim besimin tonë tek Ai, duke patur besim se vdekja e Tij në kryq ka shpaguar pёr mëkatet tona, ne do tё kemi faljen dhe premtimin e jetës sё përjetshme në qiell. “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” (Gjoni 3:16). “Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh” (Romakëve 10:9). Vetëm besimi në veprën e përfunduar të Krishtit në kryq është rruga e vetme dhe e vërtetё për të patur jetën e përjetshme! “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit – dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë – jo nga vepra, që të mos mburret askush” (Efesianëve 2:8-9).

Nëse doni qё ta pranoni Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tuaj, keni këtu një lutje e thjeshtë. Mos harroni qё, as kjo apo asnjë lloj lutjeje tjetёr nuk ju shpëton. Vetëm besimi juaj tek Krishti ju shpëton nga mëkati. Kjo lutje është thjesht një mënyrë për t’i shprehur Zotit besimin tek Ai dhe për ta falënderuar që Ai siguroi për shpëtimin tuaj. “Zot, e di që kam mëkatuar kundër Teje dhe e meritoj të ndëshkohem. Por, Jezus Krishti mori ndëshkimin që unë meritoja, që nëpërmjet besimit tek Ai, të mund të jem i falur. Unë largohem nga mëkati im dhe të besoj Ty për shpëtimin tim. Faleminderit për mëshirën tënde të mrekullueshme, për faljen, dhe dhuratën e jetës së përjetshme! Amen!”

 

Shkarko aplikacionin